Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autoriteti i konkurrencës nis hetim të thelluar në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik…

Autoriteti i konkurrencës nis hetim të thelluar në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik…
September 25
21:33 2016

Nga: Anduena Llabani

Autoriteti I konkurrencës do të nisë një hetim të thelluar në tregun e sigurimit te detyrueshëm motorik, një muaj pas rritjes së papritur të çmimit të policave të sigurimit me 20%. Sipas këtij autoriteti, në gjetjet e hetimit paraprak ka tregues të fortë për një marrëveshje të heshtur mes kompanive. 

Një muaj pas rritjes me 20 % te çmimit të policave të sigurimit nga të gjitha kompanitë, autoriteti i konkurrencës pritet të nisë një hetim të thelluar në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorrik, pasi nga vëzhgimet e kryera në terren rezulton se ka elemente për një marrëveshje të fshehur mes kompanive. Burime nga autoriteti I konkurrencës thanë për Tvsh se treguesi kryesor për këtë hetim të thelluar që do të pasojë atë paraprakun që ndërmori autoriteti në fillim të muajit, mbetet shtrenjtimi I çmimit në tregun e sigurimeve në të njëjtën ditë nga të gjitha kompanitë, po ashtu një tjetër element I hetimit është dhe rritja me 20% pothuaj në të gjitha kompanitë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se hetimi do te shtrihet nga muaji janar e deri në 20 Shtator. Pjesë e tij do të jenë edhe gjetjet paraprake që autoriteti konkurrences ka mbledhur që nga shtrenjtimi I papritur I tarifave. Nga ana tjetër edhe autoriteti I mbikqyrjes financiare pritet të gjobisë kompanitë për shkak se nuk njoftuan mbi ndryshimin e çmimeve te sigurimit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje