Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autoritetet turke zbulojnë kombësitë e bombarduesve të Stambollit

Autoritetet turke zbulojnë kombësitë e bombarduesve të Stambollit
June 30
15:37 2016

Tre nga personat e dyshuar për sulmet në Stamboll që  vranë 42 njerëz vinin nga Rusia, Uzbekistani dhe Kirgistani – kanë bërë me dije zyrtarët e lartë në Turqi.

Burimet që kanë zbuluar kombësitë e tre terroristëve nuk kanë dhënë asnjë detaj më tepër sepse hetimi nuk ka përfunduar ende. Megjithatë ata janë shprehur se është një procedurë tepër e vështirë deri në zbardhjen përfundimtare sepse tre të dyshuarit i kanë mbuluar shumë mirë gjurmët e identiteteve të tyre së bashku me lidhjet e mundshme me organizata terroriste.

Autoritetet turke ende besojnë se të tre emrat e dyshuar i përkasin grupit të terroristëve të Shtetit Islamik. Gjithashtu ata konfirmuan se një skuadër e specializuar mjekësore është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme që këto kërkime të zhvillohen në mënyrë korrekte pasi edhe masat duhet të merren të tilla.

Komento
Shperndaje