Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autori i tragjedisë në Nice, i njohur për autoritetet franceze

Autori i tragjedisë në Nice, i njohur për autoritetet franceze
July 15
17:27 2016

Emri i përgjegjësit të tragjedisë shënuar mbrëmjen e djeshme në Nice, është bërë tashmë i ditur. 31-vjeçari Mohamed Lahouaiej Bouhlel është përgjegjësi i sulmit ku mbetën të vdekur 84 persona ndërkohë që dhjetëra të tjerë u plagosën.

Ai u qëllua për vdekje nga policia pas kryerjes së sulmit të rëndë. Pas ekzekutimit të tij, oficerët e anti-terrorit bastisën shtëpinë e tij dhe ndaluan ish-bashkëshorten lidhur me sulmin terrorist.

Identiteti i përgjegjësit të sulmit u zbulua nga karta e identitetit dhe shenjat e gështrinjëve. 31-vjeçari francez me origjinë nga Tunizia ishte i njohur për policinë lidhur me krime të ndryshme si vjedhje apo ushtrim dhune.

Burime të policisë bënë me dije se për herë të fundit ai u përball me ligjin në muajin Mars, kur u shpall fajtor për ushtrim dhune. Sa për lidhje të tij me terrorizmin, ai nuk ishte i përfshirë në listën e vëzhgimit. Por nga armët dhe municionet e gjetura në pjesën e prapme të kamionit, dyshohet për një sulm të paramenduar.

Mohamed Lahouaiej Bouhlel zotëronte pasaportë franceze dhe banonte prej vitesh në qytetin ku kreu masakrën. Pak kohë përpara tragjedisë në Nice, ai ishte pajisur me licencë drejtimi për kamion. Babai i tre vajzave ishte divorcuar nga bashkëshortja rreth katër vjet më parë dhe thuhet se kishte probleme të mëdha me paratë.

Etiketimet
Shperndaje