Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autori i sulmeve në Orlando kishte vizituar disa herë klubin “gay”

Autori i sulmeve në Orlando kishte vizituar disa herë klubin “gay”
June 14
12:11 2016

Dy ditë pas sulmit të shënuar në Orlando, ku mbetën të vrarë 50 persona, dëshmitarët shprehen se përgjegjësi i sulmit kishte vizituar disa herë klubin homoseksual, përpara kryerjes së masakrës. Nga ana tjetër, hetuesit nuk kanë bërë asnjë koment mbi ngjarjen dhe hetimin që vijon.

“Unë  e kam parë atë disa herë në “Pulse”. Edhe disa persona të tjerë me të cilët kam folur, përfshirë këtu një ish-roje sigurie, kanë dëshmuar se e kanë parë shumë herë.”, tha Chris Callen për “Daily Neës”.

“Mateen shpeshherë ulej veçmas në qoshe dhe pinte, ndërsa herë të tjera ai dehej aq shumë sa bëhej tepër agresiv dhe niste të bërtiste.”, është shprehur një tjetër dëshmitar. Sipas kreut të FBI-së, James Comey, ky rast është tregues i fortë i radikalizmit dhe frymëzimit të mundshëm nga organizatat e huaja terroriste.

Etiketimet
Shperndaje