Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autori i masakrës në Dajç: Ma bënë për borxh. Publikohen pamjet e para

Autori i masakrës në Dajç: Ma bënë për borxh. Publikohen pamjet e para
October 04
19:16 2016

Miklovan Parubi, autori i  vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Dajç të Shkodrës, nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer. I pyetur nga policia lidhur me shkaqet e aktit të rëndë, ai ka reaguar ftohtë duke dhënë një deklaratë befasuese.

33-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit, për të cilin nuk ndiente aspak pendesë. “Po, unë kam qëlluar. Pas sherrit, kam hyrë në lokal me automatik, kërkova t’i veçoja ata që doja të qëlloja, por ata nuk u ndanë dhe qëllova mbi të gjithë. Më vjen keq vetëm për tre të plagosurit se me ata nuk kam pasur punë. Ma bënë për borxh, kishin kohë që ma kishin bërë për borxh dhe mbrëmë nuk durova më”.

Referuar edhe çrregullimeve emocionale të tij, policia shpreh bindjen se i arrestuari ka kryer të gjitha veprimet ashtu siç deklaron.

Ndërkaq, janë publikuar pamjet e para të regjistruara pak përpara fillimit të masakrës. Në videon e publikuar nga “Gazeta Express” shfaqet autori i  vrasjes së dyfishtë dhe personat e tjerë që po luajnë poker. Autori shikohet teksa debaton me dikë tjetër. Në video shfaqet edhe momenti kur Miklovan Parubi largohet nga tavolina.

Referuar burimeve të policisë, ai është kthyer sërish në lokal me kallash, ku ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të të pranishmëve.

/Blitz.al/

Video e vrasjes se dyfishte ne Dajç by e-d21

Komento
Etiketimet
Shperndaje