Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autori i incidentit në Himarë, një biznesmen i fuqishëm me mjete lundrimi pa licencë

Autori i incidentit në Himarë, një biznesmen i fuqishëm me mjete lundrimi pa licencë
August 04
11:23 2016

Përgjegjësi i incidentit të shënuar një ditë më parë në Himarë, që shkaktoi vdekjen e turistit rus, mësohet se është biznesmen, pronar i kompanisë së ndërtimit “Victoria Invest”, që operon në tre shtete: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni.

“Biznesmeni i fuqishëm dispononte një motoskaf gjigant, si dhe disa mjete të tjera lundrimi, të cilat u sekuestruan nga policia pasditen e djeshme, pasi  ishin pa dokumentacionin përkatës. Fatmir Kuçi njihet edhe për lidhjet e tij me Partinë Demokratike, teksa figuron të jetë sponsor i saj”,-  shkruan Shqiptarja.com, përcjell Blitz.al.

Ai është vënë në prangat e policisë, ndërkohë që është kryer edhe sekuestrimi i mjeteve lundruese në pronësi të tij.

Burimi: Shqiptarja.com

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje