Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autori i aksidentit në Kamëz, djali i ish-deputetit të PS-së

Autori i aksidentit në Kamëz, djali i ish-deputetit të PS-së
September 26
09:07 2016

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku humbi jetën një efektiv policie dhe u plagosën dy të tjerë. Nga hetimet paraprake, autori i kësaj ngjarjeje, i cili është vënë në pranga, është identifikuar si Arnold Kola, rreth të 20-ve.

Mësohet se ai është djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Ndue Kola, i zgjedhur në vitin 2009.

I riu përgjegjës i aksidentit, ishte duke ecur tej normave të lejuara kur ndodhi ngjarja e rëndë. Viktimë mbeti efektivi i policisë, E. Haxhia 42 vjeç. /Blitz.al/

Shperndaje