Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autori i 4 vrasjeve frymëzohej nga ISIS

Autori i 4 vrasjeve frymëzohej nga ISIS
March 18
18:36 2016

Masakra në muajin nëntor në Universitetin e Kalifornisë ka arritur të zbardhet nëpërmjet informacioneve të reja që ka zbuluar FBI. Sipas saj, i riu Faisal Muhamad, i moshës 18-vjeçare, i cili vrau 4 persona dhe më pas u vra me armë zjarri nga policia, me shumë gjasa është frymëzuar nga ISIS duke u vetëradikalizuar nën frymën e tyre.

Nga kontrollet e FBI-së, në kompjuterin e autorit të vrasjeve janë gjetur materiale që propagandojnë dhunën dhe masakrat e ISIS-it, si dhe shkrime që dëshmojnë planifikimin paraprak të sulmit.

FBI nuk ka gjetur asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis Muhamad dhe pjesëtarëve të grupit ISIS, por vetëm fakte dhe materiale që ky i fundit u është referuar atyre.

Nuk është hera e parë që të rinj, nën frymën ekstremiste të këtij grupi, ndërmarrin akte me fund fatal. Mjaft të kujtojmë se si një çift vrau 14 persona gjatë një aktiviteti ne San Bernardino pasi ishin radikalizuar nën fushatën ekstremiste të ISIS-it.

 

 

Shperndaje