Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Autobusi përplas të moshuarin në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Autobusi përplas të moshuarin në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital
November 18
12:13 2019

Një 77-vjeçar është përplasur sot nga autobusi në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, i  moshuari, i cili mori dëmtime dhe mbeti i plagosur është dërguar me urgjencë në spital.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 10:28 në rrugën e “Durrësit” autobusi me drejtues shtetasin LL. N ka përplasur këmbësorin H. ZH.,77 vjeç. Si pasojë e përplasjes, këmbësori shtetasi H. ZH ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i autobusit shtetasi LL. N është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.” /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share