Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autobusi në flakë, rrëfen ngjarjen Atë Konstandin Prifti. Njëra nga të mbijetuarat: “Na mori më qafë shoferi!”

Autobusi në flakë, rrëfen ngjarjen Atë Konstandin Prifti. Njëra nga të mbijetuarat: “Na mori më qafë shoferi!”
May 27
15:07 2016

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Krujës, kur një autobus, brenda të cilit kishte 35 besimtarë dhe priftërinj të Kishës Ungjillore të Vlorës, ka shpërthyer në flakë në ecje duke u djegur plotësisht. Të plagosurit janë dërguar me shpejtësi drejt QSUT-së në Tiranë. Autobusi ishte nisur nga qyteti i Vlorës për një ekskursion me destinacion Shkodrën, ndërkohë që kishte ndaluar në Krujë për një pushim, ku ndodhi dhe fatkeqësia.

Luçiana Mita është njëra nga të mbijetuarat e ngjarjes së rëndë. Siç shihet në foto ajo ka marrë plagë të rënda djegieje, edhe pse mjekët e konsiderojnë se gjendja e saj është më e mirë se e personave të tjerë. Një mik i saj ka shpërndarë në Facebook foto ku tregohet gjendja e saj: “Luçiana është më mirë se të gjithë të tjerët, më thotë një doktoreshë. Thashë më vete: Qenka bërë hataja! I putha gishtat shoqes së bankës të fakultetit. Qeshi në sytë me rimelin e tymit nxirë. “Na mori në qafë shoferi. Flaka nisi te motori para”, – shkruan Kadia.

Në një rrëfim drejtpërdrejt për televizionin News 24, Atë Konstandin Prifti ka rrëfyer  momentet e ngjarjes. Ai ka thënë se dikush ka thyer xhamin e autobusit me varre dhe disa dolën nga dritarja.

“Ishim në udhëtim për në Krujë. Autobusi u ndez menjëherë. Shoferi hapi kroskotin, por flakët përpinë të gjithë autobusin. Dikush na ndihmoi, theu xhamin me një varre. Disa dolën nga dritarja dhe disa nga dera. Ishim 31 veta. Ishim nisur për në Shkodër dhe do shkonim në Ulqin, do të ktheheshim nesër. Filloi të futej tym brenda, shoferi ndaloi por flaka u përhap menjëherë”.

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që shpërthyen në autobus, ndërkohë që 10 persona ndodhen në spital me plagë të rënda djegieje. Autobusi ishte i vitit 2006, i blerë dy muaj më parë dhe mësohet se përdorej për udhëtimet Tiranë-Vlorë dhe anasjelltas.

Shperndaje