Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autobusi me futbollistët e Izraelit pëson një incident pranë “Elbasan Arena”!

Autobusi me futbollistët e Izraelit pëson një incident pranë “Elbasan Arena”!
November 11
19:14 2016

Ka arritur autobusi me futbollistët e Izraelit në orën 5 e 20 minuta të pasdites në stadiumin “Elbasan Arena”, ku do të zhvillohet nesër ndeshja midis tyre dhe futbollistëve të Kombëtares Shqiptare.

Por nga një pakujdesi, siç tregon “News 24”, autobusi ka përplasur një shtyllë ndriçimi duke e rrëzuar përtokë këtë të fundit. Futbollistët dhe autobusi nuk kanë pasur dëmtime, por incidenti ka shkaktuar zhurmë dhe të pranishmit janë trembur disi.

autobusi-i-izraelit-perplas-shtyllen-1

autobusi-i-izraelit-perplas-shtyllen-2jpg

Ndërkohë, kujtojmë se policia ka marrë masa të shumta për të siguruar një ndeshje optimale duke qenë se vëzhgohen me interes nga FIFA. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje