Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Austria u vendos barrierë refugjatëve

Austria u vendos barrierë refugjatëve
April 13
17:24 2016

Austria ka nisur ndërtimin e një barriere kundër refugjatëve që priten të vijnë pranë kufirit me Italinë.

Vendimi është marrë si një reagim ndaj një fluksi të parashikuar të refugjatëve, të cilët pritet të tentojnë të kalojnë nga Italia në Austri. Zyrtarët janë shprehur se refugjatët ka mundësi që të përdorin si hyrje për në Austri kufirin me Italinë pasi aktualisht rrugët e tjera janë të bllokuara.

Ndërkohë, zyrtarët e Bashkimit Europian janë shprehur të shqetësuar lidhur me kontrollin në këtë pikë kufitare, pasi sipas tyre është mjaft e rëndësishme për lëvizjen e lirë brenda BE-së.

Policia austriake ka bërë të ditur se ndërtimi i kësaj barriere është menduar të përfundojë në fund të majit.

Etiketimet
Shperndaje