Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Austri, shkatërrohet banda shqiptaro-boshnjake e drogës

Austri, shkatërrohet banda shqiptaro-boshnjake e drogës
November 29
15:11 2016

Një bandë e organizuar e trafikut të lëndëve narkotike në të gjithë Europën është shkatërruar në Austri nga autoritetet policore.
Si rezultat u arrestuan 19 persona, mes të cilëve shqiptarë e boshnjakë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije. Gjithashtu bëhet me dije se është sekuestruar drogë me vlerë 8 milionë €.
Sipas mediave austriake, droga e sekuestruar është e disa llojeve, ku mbizotëron metamfetamina, nga e cila janë kapur 104.5 kg dhe gjithashtu janë gjetur disa laboratorë ku ajo fabrikohej dhe bëhej gati për t’u hedhur në treg.
Bëhet me dije se droga, pasi prodhohej, transportohej në disa shtete, si Çekia apo Holanda, ku grupi kishte bashkëpunëtorë,  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje