Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Australia vendos të mbyllë kampin famëkeq të azilkërkuesve

Australia vendos të mbyllë kampin famëkeq të azilkërkuesve
August 17
09:42 2016

Australia ka rënë dakord të mbyllë një qendër të diskutueshme të paraburgimit të azilkërkuesve në Papua New Guinea. Kryeministri i këtij shteti, Peter O’Neill, bëri me dije gjatë një deklarate se kishte zhvilluar një takim me ministrin e Emigracionit të Australisë, Peter Dutton.

“Papua New Guinea dhe Australia janë të mendimit që qendra në ishullin Manus të mbyllet”, – citohet në deklaratën e kryeministrit. Ky vendim u mor pas debateve të shumta që shkaktoi kampi i azilkërkuesve në PNG.

Në muajin prill të këtij viti, Gjykata e Lartë i cilësoi si jokushtetuese arrestimet e azilkërkuesve dhe refugjatëve të kësaj qendre. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje