Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Australi, 1000 njerëz nudo për ritualin e solsticit të dimrit

Australi, 1000 njerëz nudo për ritualin e solsticit të dimrit
June 21
09:40 2017

Mijëra njerëz janë bërë bashkë për t’u kredhur në ujërat e lumit Hobart në Australi me rastin e festimit të solsticit të dimrit.

Më shumë se 1000 njerëz u mblodhën në plazhin Sandy, ku u zhveshën nudo për t’u larë dhe festuar njëkohësisht.

Por organizatorëve të këtij eventi nuk ua mori mendja se pjesëmarrja do të ishte kaq e lartë dhe tej parashikimeve të asaj gjallërie që ka arritur vitet e kaluara.

Për këtë arsye kishte edhe mungesë dushesh dhe pjesa më e madhe e pjesëmarrësve janë detyruar të kthehen në shtëpitë e tyre pa u pastruar më parë.

Temperaturat ditën e këtij përvjetori arritën deri në 17 gradë Celsius, por gjatë natës ato zbritën në 4 gradë Celsius.

Ky ritual i notimit dhe festimit bashkë të gjithë banorëve cilësohet si një ogur i mirë.

“Është kaq kënaqësi të jesh bashkë me të tjerë njerëz që bërtasin nga i ftohti dhe askush nuk e di sa shumë mund të qëndrojnë në këtë të ftohtë dhe a mund të lahen apo jo”,- ka thënë një nga të pranishmit.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje