Blitz

 Breaking News

Aulona Musta: Mos i puthni fëmijët në organet gjenitale, është pedofili!

Aulona Musta: Mos i puthni fëmijët në organet gjenitale, është pedofili!
June 09
07:55 2020

Aulona Musta ka qenë një nga personazhet që ka reaguar më së shumti dhe ka protestuar në rrjete sociale por edhe në shesh për të ndryshuar ligjin mbi pedofilët, nisur nga rasti i 15-vjecares së abuzuar seksualisht nga roja i shkollës. E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” moderatorja ka ngritur zërin dhe njëherë duke u shprehur se ndryshimi duhet bërë rrënjësor duke nisur nga familja. Në studio po flitej mbi abuzimet seksuale ndaj të miturve.

Ndërkaq, gjatë fjalës së saj Aulona tha se për të pedofili është dhe kur prindërit apo gjyshërit puthin fëmijët në organet gjenitale.

“Kjo mënyra e shëmtuar që ne kemi, që realisht për mua është pedofili ajo që bëjnë edhe prindërit vetë, por edhe gjyshet edhe gjyshërit që marrin fëmijët dhe i puthin në organet gjenitale. Mos ta harrojmë këtë detaj. Në Shqipëri është normale që vajzën dhe djalin një muajsh, dy muajsh foshnjën ti ta marrësh dhe me përkëdheli të thuash, të keqen mami, të keqen babi dhe ta puthësh në organet gjenitale, është pedofili”, u shpreh Aulona.

Aulona edhe në daljet e saj të mëparshme apo shkrimet e saj në rrjete sociale është shprehur po njësoj duke treguar se për të puthja në buzë dhe në organe ghjenitale është pedofili, edhe nga ana e prindit.

Share