Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ATP rrit masën e kompensimit financiar, 1 mld lekë për 1.487 pronarë të prekur nga ndërtimet pa leje

ATP rrit masën e kompensimit financiar, 1 mld lekë për 1.487 pronarë të prekur nga ndërtimet pa leje
April 15
18:11 2016

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bërë të ditur rritjen e masës së kompensimit financiar nga 57% në 70% për pronarët e prekur nga ndërtimet pa leje. Ajo deklaroi se përmes këtij procesi, do përfitojnë shpërblim 1,487 aplikime me vlerë totale 1 052 053 131,65 (një miliard e pesëdhjetë e dy milionë e pesëdhjetë e tre mijë e njëqind e tridhjetë e një presje gjashtëdhjetë e pesë) lekë.

Konkretisht, pronarëve që u është miratuar vlera e shpërblimit në VKM-të përkatëse dhe që do aplikojnë për herë të parë në vijim, do të përfitojnë masën e kompensimit/shpërblimit prej 70% të vlerës së miratuar.

Objektivi i qeverisë dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronave është kryerja paralelisht e dy proceseve shumë të rëndësishme, legalizimi i ndërtimeve pa leje dhe kompensimi i pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet pa leje.