Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atmosfera festive: Në kryeqytet ndizen dritat e Pemës së Krishtlindjeve!

Atmosfera festive: Në kryeqytet ndizen dritat e Pemës së Krishtlindjeve!
December 06
19:00 2017

Mbrëmjen e sotme, ashtu siç po bëhet edhe traditë tashmë, në kryeqytet janë ndezur dritat e Pemës së Krishtlindjeve në sheshin Skënderbej.

Në prani të fëmijëve dhe jo vetëm, kryebashkiaku Veliaj ka ndezur dritat duke çelur kështu zyrtarisht sezonin festiv.

“Festat janë një kohë e bukur për çdo familje, janë periudha më e bukur e vitit, janë gjërat e vogla që na gëzojnë. Të kërkojmë më të mirën nga vetja dhe solidarizohemi me njëri tjetrin. Shteti e bashkia nuk mund t’i bëjë të gjitha, por nëse shihni ndonjë person në hall, ndihmojeni. Tregoni që Tirana është bujare!”, – u shpreh Veliaj.

Sheshi Skënderbej nuk është i vetmi vend në Tiranë që ëstë zbukuruar për festa sepse përgjatë bulevardëve kryesore mund të gjesh drita dhe dekore festive duke bërë kështu Tiranën një atraksion për të gjithë ata që duan të shijojnë pragun e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri! /Blitz.al/

Shperndaje