Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Athinë, sulmohet me molotov zyra turistike shqiptare

Athinë, sulmohet me molotov zyra turistike shqiptare
October 30
09:24 2018

Një zyrë turistike shqiptare në Greqi është sulmuar sot me molotov. Ngjarja ndodhi në qendër të Athinës.

Sipas Ballkanweb, dy persona të maskuar kanë hedhur molotov duke shkaktuar dëme materiale në hyrje dhe në brendësi të zyrës.

Policia po heton mbi ngjarjen që ndodhi rreth orës 01.00 në lagjen Dhilijani. Sipas autoriteteve mendohet se shpërthimet me molotov kanë qenë të organizuara.

Hetohet nëse ngjarja ka lidhje me episodin e Bularatit, ku minoritari grek u qëllua për vdekje gjatë një dyluftimi me forcat RENEA./blitz.al/

Komento
Shperndaje