Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Athinë, një tjetër shqiptar viktimë e policisë greke

Athinë, një tjetër shqiptar viktimë e policisë greke
August 30
14:48 2016

Një tjetër shtetas shqiptar thuhet se ka mbetur i vdekur si pasojë e dhunës së policisë greke. Ky lajm bëhet i ditur nga gazetari Shpëtim Zinxhiria, shkruan Syri.net.

“Dyshimi që pata publikuar pak ditë më parë lidhur me zhdukjen e shqiptarit nga punonjës të policisë greke është i vërtetë”, – shprehet gazetari, i cili shpjegon se ngjarja ka ndodhur kohë më parë në Komisariatin e Policisë në Agios Pantelimona.

Deri tani bëhet me dije se shqiptari është ndaluar nga policia greke në tentativë vjedhjeje e më pas trupi i tij i pajetë është gjetur pranë një përroi. Referuar deklaratës së mjekut ligjor, në trupin e viktimës janë gjetur shenja dhune. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje