Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atentatori i Azem Hajdarit “Qytetar Nderi”? Rama i kërkon prefektit të refuzojë nderimin

Atentatori i Azem Hajdarit “Qytetar Nderi”? Rama i kërkon prefektit të refuzojë nderimin
June 18
19:25 2018

Një nga ngjarjet më të diskutuara të ditës së sotme ka qenë akordimi i titullit “Qytetar Nderi” atentatorit të Azem Hajdarit.

Zyra e Kryeministrit Edi Rama ka reaguar për shpalljen qytetar nderi të Gafur Mazrekut nga Bashkia e Hasit, ndërsa distancohet nga ky vendim. Në një njoftim të sapo shpërndarë madje theksohet se vetë kryeministri Rama është angazhuar në këtë çështje dhe i kërkon Prefektit të Kukësit të mos e firmosë vendimin.Në një njoftim, zyra e shtypit e Kryeministrisë shkruan se kryeministri e konsideron një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar.

Kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për sulmet e shëmtuara ndaj tij, lidhur me një vendim të Këshillit Bashkiak të Hasit, me të cilin ai jo vetëm s’ka asnjë lidhje, por e konsideron një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar. Ai bën me dije se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamentar e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit.

Duke i konsideruar akuzat vulgare të Partisë Demokratike, si një shpërdorim politik të radhës së emrit e të kujtimit të Azem Hajdarit, kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se ato s’janë asgjë tjetër veçse ana tjetër e medaljes së këtij episodi të politikës qorre e shurdhe të interesave më të ulëta.”,- thuhet në deklaratë.

Komento
Shperndaje