Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atentati te “Komuna e Parisit”, arrestohen 4 autorët, marrje haku për plagosjen para 3 muajsh

Atentati te “Komuna e Parisit”, arrestohen 4 autorët, marrje haku për plagosjen para 3 muajsh
August 06
10:49 2017

3 ditë pas atentatit të kryer në hyrje të “Komunës së Parisit” në kryeqytet, policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e plotë dhe ka arrestuar 4 personat e përfshirë  në të.

Në pranga ka përfunduar ekzekutori i kësaj tentative, si dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, të cilët fshiheshin në Vlorë, pasi tentuan të ekzekutonin 25-vjeçarin Lorenc Hoxha.

Të arrestuarit janë:

Dejvis Rrustemaj (në foto djathtas), (në rolin e ekzekutorit), 27 vjeç, banues në Tiranë.

Klajdi Kodra (në rolin e bashkëpunëtorit), 27 vjeç, banues në Tiranë.

Igler Qose (në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.

Ardit Xheferri (përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.

“Më datë 3 gusht, rreth orës 19:40, në rrugën “Sulejman Delvina”, Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip “BMË X5”, së bashku me Klajdi Kodra, dhe Igler Qose, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku ka mbetur i plagosur në shpatull, Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, jashtë rrezikut për jetën”, – sqaron policia në një njoftim të sajin.

 

HISTORIA

Personi i cili plagosi me pistoletë Lorenc Hoxhën, që policia e ka identifikuar si ekzekutorin është Dejvis Rrustemaj, të cilit i është bërë atentat më 4 maj të këtij viti në Tiranë në rrugën “Xhanfize Keko”.

26 – vjeçari nga Tropoja pas atentatit i tha policisë se kishte qenë në gjendje të dehur dhe se nuk mbante mend kush e kishte qëlluar.

Nga verifikimet e kryera është konfirmuar se autorët e atentatit, iu afruan 26 – vjeçarit me një mjet fuoristradë “Volkswagen Tuareg”. Nga brenda saj, një person qëlloi me armë zjarri, ndërsa më pas mjeti u largua me shpejtësi.

Rrustemaj njihet nga policia si person me precedentë penalë dhe i skeduar.

Rasti më i njohur është ai i kanosjes së Andi Fishekut, djalit të biznesit të karburanteve, Ilajz Fisheku.

Për këtë ngjarje ai është hetuar nga Prokuroria e Tiranës në shtator të vitit 2005. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje