Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atentati në Vlorë, njëri prej viktimave me precedent penal. Gjendet automjeti i autorëve

Atentati në Vlorë, njëri prej viktimave me precedent penal. Gjendet automjeti i autorëve
July 25
10:13 2016

Vlora është tronditur mbrëmjen e djeshme pas një atentati në të cilin humbën jetën  dy persona dhe u plagos një tjetër.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, te spitali, pranë një qendre bastesh.  Nga të dhënat paraprake, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me automatik me breshëri drejt tavolinës ku ishin ulur dy shtetasit Ilir Deromemaj, pronar i pikës së basteve ku ndodhi ngjarja dhe Krenar Runaj, i cili mbeti i plagosur. Viktima e dytë e atentatit është Dhimitër Cani, 60 vjeç.  Thuhet se Ilir Deromemaj është një person me precedent penal, pasi në vitin 1998 ka vrarë shtetasin Lame Gockaj, ndaj mendohet se objektivi i atentatit të ketë qenë Deromemaj. Forca të shumta policore që kanë mbërritur në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Sakaq, policia e Vlorës ka gjetur një mjet të djegur tip “Jeep”, i cili dyshohet të jetë përdorur në vrasjen e dy personave, Deromamaj dhe Cani.

Sipas policisë, mjeti me targë AA 210 FS është gjetur i djegur dhe i braktisur në rrugën e fshatit Aliko, pranë varrezave dhe mendohet të jetë vjedhur para dy muajsh në  qytetin e Fierit.

Komento
Shperndaje