Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atentati në Vaqarr, Caka mbetet në burg, Ergys Kolaveri hedh poshtë akuzat

Atentati në Vaqarr, Caka mbetet në burg, Ergys Kolaveri hedh poshtë akuzat
August 05
18:29 2016

Gjykata ka vendosur të lërë në burg shtetasin Enea Caka, të akuzuar për atentatin e dështuar ndaj të dënuarit Gazmir Daci në burgun e Vaqarrit, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi”. Nga ana tjetër, i dyshuari kryesor për ngjarjen, Ergys Kolaveri, ndaj të cilit u vendos “arrest me burg”, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

Avokati i këtij të fundit pretendon se Ergys Kolaveri nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas tij, kjo është një telenovelë e sajuar, pasi Gazmir Daci nuk ka qenë në ajrim në çastin që është qëlluar nga jashtë. Veç kësaj, ai ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares.

Më 30 qershor 2016, një atentat i dështuar ndaj Gazmir Dacit ndodhi në ambientet e ajrimit të burgut,  ku mbeti gabimisht i plagosur në këmbë i dënuari Lili Dulaj. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se një automjet tip “Mercedes Benz” është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Posedues i mjetit rezulton i akuzuari Ergys Kolaveri, vëllai i Valmir Kolaverit, për vdekjen e të cilit akuzohet Gazmir Daci. Në momentin e kapjes, Ergys Kolaveri ka qenë bashkë me të ndaluarin tjetër, Enea Caka, kushëri i tij. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje