Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atentati në Tiranë, ja kush janë 2 shënjestrat

Atentati në Tiranë, ja kush janë 2 shënjestrat
April 11
12:53 2017

2 djem të rinj u vendosën në shënjestër ditën e djeshme, pasi ndaj tyre u organizua një atentat.

Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës dhe fatmirësisht ata i shpëtuan paq, pa pasoja për jetën.

Policia pas asaj që ndodhi bëri me dije se bëhet fjalë për shtetasin Emiljano Moçka, 32 vjeç, të cilin e kanë qëlluar teksa ka qenë duke hyrë në servis me automjetin e tij tip “Porsche”.
(Në foton e parë Emiljano, në të dytën Kristjani.)
Atentati u krye nga një person i cili ishte duke lëvizur me një motor të vogël.

“Rreth orës 19:50, ka qenë duke hyrë për në servis me automjetin e tij tip “Porsche”, kur është afruar një shtetas me një motor papaq, i cili ka qëlluar në drejtim të tij dhe pasagjerit të automjetit shtetasit K. M., ku si pasojë është plagosur lehtë në dorë shtetasi E. M.”,- njoftoi policia e cila tashmë është duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe autorin e dyshuar të saj. /Blitz.al/

Shperndaje