Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atentati në Shkodër, zbardhen emrat e të ndaluarve

Atentati në Shkodër, zbardhen emrat e të ndaluarve
August 15
14:35 2016

Brenda pak orësh, Policia e Shkodrës arriti të zbardhë autorët që një natë më parë shkëmbyen zjarr mes tyre në qendër të qytetit. 30-vjeçari Donald Shtjefni, objektivi i këtij atentati, mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa tre autorët e dyshuar u aksidentuan me makinë, pasi tentuan të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjashtë persona janë ndaluar, mes tyre tre persona ne precedentë penalë.

Ka qenë ora 22:15 minuta e së dielës, kur pranë hotelit “Rozafa” dy automjete u përfshinë në një luftë armësh. Donald Shtjefni, Kristian Shtjefni dhe Patrik Salaj kanë qenë duke lëvizur me automjetin BMW X5, me targa SB60 CEA. Shtetasit Behar Brajoviq (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj kanë qenë duke lëvizur me mjetin tip BMW me targë AA 006 NL, në lagjen “Vasil Shanto”. Mësohet se nga të dyja palët është qëlluar me armë zjarri, pistoletë dhe automatik.

Shkak për ngjarjen mendohet se është bërë  një konflikt për motive të dobëta mes dy grupeve. Forca të FNSH-së kanë ngritur edhe disa pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorëve. 15 minuta më pas, makina BMW ku udhëtonin Bajret dhe Lekaj në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes është përplasur me një motoçikletë në vendin e quajtur Stom Golem, në afërsi të varrezave të qytetit, në drejtim të fshatit Grudë e Re.

Komento
Etiketimet
Shperndaje