Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atentati në Elbasan, autori i ulur në lokal me armë

Atentati në Elbasan, autori i ulur në lokal me armë
June 07
09:32 2016

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i shënuar ditën e djeshme në Elbasan, ku mbetën të plagosur miku i objektivit Florenc Çapja dhe efektivja e policisë Matilda Kërmezo. Dëshmitarët në vendngjarje kanë bërë të ditur se autori ishte shumë i qetë përpara kryerjes së atentatit.

Ai ishte duke pirë kafe jashtë ambinteve të lokalit, kur ka lëvizur më pas me shpejtësi dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Bledar Muça. Sipas dëshmitarëve, ai ka qenë i pamundur të identifikohej, ndërkohë që kanë theksuar se bëhej fjalë për një person në moshë të re.

Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme në afërsi të Drejtorisë së Qarkut të Elbasanit, Prokurorisë dhe Gjykatës së Rrethit. Objektivi Florenc Çapja së bashku me mikun e tij Bledar Muçën, ndodheshin në makinën tip “Volkswagen Golf” me targë AA 997 NE që drejtohej nga ky i fundit.

Etiketimet
Shperndaje