Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Atentati kundër Prokurorit në Durrës, Arjan Ndoja dërgohet i plagosur në spital, policia ‘blindon’ zonën

Atentati kundër Prokurorit në Durrës, Arjan Ndoja dërgohet i plagosur në spital, policia ‘blindon’ zonën
November 01
19:25 2019

Prokurori Arjan Ndoja, ka rënë pre e një atentati ditën e sotme. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Shijakut”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit. Makinës Benz me targë AA 33 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte rreth orës 16:30.

Pas breshërisë së tetë plumbave makina ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private, një Benz CLS që dyshohet se ishin të njohur të të plagosurve. Më rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe personi tjetër po marrin trajtim në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 48-vjeçari Landi Muharremi është me precedentë penalë, i dyshuar si i përfshirë në 2016-ën në rrahjen e një biznesmeni libanez i cili do të investonte përmes ndërtimit të një kompleksi në Gjirin e Lalzit, tokë mbi të cilën Muharremi pretendonte pronësinë.

Të dhënat e para janë kontradiktore, por mësohet se prokurori bashkë me dy miqtë e tij sapo ishin duke zbritur nga Shkozeti, ndërsa autorët kishin informacione të sakta për lëvizjen e tij duke i bërë pritë dhe qëlluar tetë herë me kallashnikov makinën e tij.

Por kush janë pistat e para ku po hetohet deri tani? Dyshimet kryesore janë se atentati është bërë për shkak të detyrës për shkak të dosjeve që ka gjykuar dhe lidhjeve kriminale për të cilat është denoncuar prokurori. Nga policia mësohet se po punohet për ndalimin e dy personave, që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. Ndërkohë që janë shoqëruar disa dëshmitarë për të dhënë më shumë detaje për ngjarjen.

Burimi: Shqiptarja

Share