Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atentati i sotëm në Tiranë, dyshime se i plagosuri është mik i Elton Çiços

Atentati i sotëm në Tiranë, dyshime se i plagosuri është mik i Elton Çiços
October 28
14:58 2016

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e shënuar ditën e sotme në Tiranë, në afërsi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. I plagosur mbeti shtetasi Andi Mustafaraj, 29 vjeç.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me ekzekutimin e shtetasit Elton Çiço, i cili u qëllua mbrëmjen e 1 majit në një lokal në qendër të Tiranës. “News24” shkruan se dyshohet që Mustafaraj është mik i viktimës Çiço. Ky i fundit u vra teksa ishte në ambientet e lokalit “De Niro” në shoqërinë e një mjeku, gazetari dhe një polici.

E njëjta formë atentati është shënuar edhe sot. 29-vjeçari qëndronte i ulur vetëm në verandën e një lokali, në momentin kur një person ende i paidentifikuar i është afruar dhe e ka qëlluar tri herë me armë duke e plagosur në njërin krah dhe në shpatull. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje