Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atentat me C4 ish-kandidatit për kryetar të Bashkisë në Vlorë

Atentat me C4 ish-kandidatit për kryetar të Bashkisë në Vlorë
March 25
14:43 2016

Një atentat me eksploziv i është bërë dje kreut të Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Vlorë. Rreth orës 7:30, te Liqeni i Thatë, shtetasit i është vënë, në pjesën e poshtme të auromjetit të tij tip “Mercedes Benz”, një objekt i dyshuar si lëndë ekplozive e llojit C4 në masë 450 gr.

Fatmirësisht biznesmeni i ka shpëtuar atentatit pasi lënda nuk ka shpërthyer. Policia ka marrë në pyetje biznesmenin Bedinaj, i cili ka qenë edhe kandidat për kryetar të Bashkisë në Vlorë. Ai është pyetur rreth të dyshuarve kryesorë apo rreth ndonjë konflikti të mundshëm.

Shperndaje