Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atentat Florenc Çapjes në Elbasan, plagoset miku i tij dhe një efektive policie

Atentat Florenc Çapjes në Elbasan, plagoset miku i tij dhe një efektive policie
June 06
10:41 2016

Të shtëna me armë janë shënuar rreth orës 10:15 të paradites së sotme në afërsi të Gjykatës së Rrethit Elbasan. Ndërkohë që ende nuk janë identifikuar autorët e sulmit me kallashnikov, mendohet që ka qenë një atentat i planifikuar kundrejt Floren Çapjes, një emër i njohur për Policinë e Elbasanit.

Florenc Çapja njihet për Policinë e Elbasanit për hasmërinë me disa fise në Elbasan, si dhe i akuzuar për ekzekutimin e biznesmenit Gentian Beqiri, 4 vite më parë.

Burime të policisë bëjnë me dije se sulmi me armë ka ndodhur në pjesën e parkimit në afërsi të Kirurgjisë së Vjetër, ku një makinë tip “Volksëagen” me targa  AA997NE ka qëlluar ndaj një automjeti tjetër tip “Ford” me targa AA234 TR, në të cilin Çapja ndodhej bashkë me mikun e tij, Bledar Mucja, i cili ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka marrë një plumb në kokë.

Ka mbetur e plagosur aksidentalisht edhe një efektive e policisë, Matilda Kërmezi. 49-vjeçarja sapo kishte mbaruar shërbimin dhe ishte duke u kthyer për në banesën e saj, në momentin kur nisi përplasja me armë. Mësohet se banesa e efektives ndodhet afër vendngjarjes. E plagosura është transportuar për në spitalin e Elbasanit, ku tashmë ndodhet në reanimacion.

Etiketimet
Shperndaje