Blitz

 Breaking News

Astrologu shqiptar Jofiel Koço: Më 21 Prill mbaron karantina dhe në 6 Qershor përfundon pandemia!

Astrologu shqiptar Jofiel Koço: Më 21 Prill mbaron karantina dhe në 6 Qershor përfundon pandemia!
March 25
12:58 2020

Ndërkohë që planeti Tokë është gjunjëzuar përballë virusit Covid – 19 i cili ka prekur pothuajse gjithë shtetet dhe ka marrë mijëra jetë, njerzimi shpreson që kjo gjë të marrë fund sa më shpejt.

Disa shpresat i kanë tek shpikja e vaksinës, disa në Zot e disa të tjerë hedhin sytë herë pas here nga astrologjia.

 

Astrologu i njohur shqiptar, Jofiel Koço i cili me daljet e tij të fundit në “ThumbON”, nga Fatma dhe Aulona në Ora News ka bërë xhiron e rrjetit me deklaratat që lidhen me astrologjinë dhe teoritë konspirative, së fundmi  ka bërë një status në llogarinë e tij zyratare në rrjetin social më të përdorur në botë, Facebook i cili sipas astrologjisë shkruan gjërë e gjatë se kur pritet të marrë fund i gjithë ky makth, statusin të cilin mund t’a lexoni si më poshtë:

“ASTROLOGJIA & VIRUSI COVID-19

Për të kuptuar nga ana astrologjike se çfarë solli një Pandemi-Globale , duhet të shikojmë kombinimin e rrallë midis PLUTONIT & SATURNIT.

Saturni kishte kohë që ndodhej në Bri-Cjap , por kur më 4- Dhjetor hyri dhe JUPITERI në shenjën e Bri-Cjapit i dha shumë shtysë Fillimit të këtij Virusi që për herë të parë u shfaq në Dhjetor 2019.

Kur SATURNI u takua me PLUTONIN më 5′-6 Janar 2020 , Bota degjoi për herë të parë për virusin, nga shenjat që disa njerër në Kine po shfaqnin…

Takimet e PLUTONIT me SATURNIN janë shumë fatkeqe dhe në Astrologji, ky kombinacion quhet në mënyrë të koduar si : “HENA E 6″-të.

Kombinimet midis Hënës dhe Diellit, quhet HËNA e PARË kombinimi midis MËRKURIT & JUPITERIT quhet HËNA e 2-të, e kshu me radhë……

HËNA E 6-të,  ose takimi PLUTON-SATURN është aq famëkeq sa që janë bërë dhe Filma-Horror me titullin :”HËNA e 6-të” ku subjekti i Horrorit kanë qenë njerëz të infektuar, të shpërfytyruar dhe të de-humanizuar që iknin rrugëve…..

SI DO TË VAZHDOHET ME VIRUSIN
& KALKULIMET. ASTROLOGJIKE

ELEMINIMI I PANDEMISË do të kalojë disa faza që lidhet me Tranzitet Planetare.

1)- SATURNI doli nga Bri-Cjapi më 22 -Mars, duke hyrë në Ujor. Ne nuk jemi më nën efekti i HËNËS SË 6-të, sepse nuk kemi më Saturnin dhe Plutonin në një shenjë. Kjo i sjell shumë më Optimizëm situatës.

Çfarë do sjellë Saturni në UJOR?

UJORI kontrollon disa sektor :
1-KOMPIUTER- ELEKTONIKËN
2-ELEKTRICITETIN
3-FARMACEUTIKËN

Tani Sektori Farmaceutik do marrë shumë vëmendje. Shpikje Ilaçesh, Vaksina, Vitamina etj.

2)-MARSI më 31-Mars del nga Bri-Cjapi dhe hyn në Ujor . Kjo sjell shumë optimizem. Nxjerr njerëzimin nga “shokimi”, pamvarësisht se shumë SHTETE do kenë rritje të të infektuarve deri sa të arrijnë “pikun” e tyre….

3)- Më 1 – Prill VENERA del nga Dashi dhe hyn në Dem. Sjell shpresë,” ringjallje”, vitalitet.

Me 21 Prill DIELLI hyn në Dem, duke rigjeneruar forcat tona, duke i parë gjërat me sy-realist dhe jo me Frikë & Panik sikurse i shikojmë tani.

4)- Me 6 QERSHOR , AKSI HËNOR hyn tek Binjaket, shenjë që kontrollon mushkërite dhe kjo është faza finale e mposhtjes së Virusit………………………………………………………….

Dalja e Saturnit & Marsit nga Bri-Cjapi, nga PLUTONI i “tmerrshëm” , pamvaresisht rritjes së numrit të infektimeve, që janë pasojë e të shkuarës nuk duhet të japë pesimizem………..

( Persa i përket KARANTIMIT, vetëm pas datës 21 PRILL ( e tutje) kur DIELLI te hyjë në shenjen e DEMIT dhe vetëm gjatë kesaj shenje ka mundesi të dalim, ose të “zbutet” Izolimi.

Zbutjen e mbeshtet dhe takimi URAN -MËRKUR në DEM më 1- MAJ )”- Shkruan Jofiel Koço në Facebook. Blitz.al/ Ronaldo Sharka

Share