Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Asteroidi që çuditi shkencëtarët e NASA-s mund të ketë qenë një anije aliene

Asteroidi që çuditi shkencëtarët e NASA-s mund të ketë qenë një anije aliene
November 10
13:07 2018

Pikasja e një asteroidi në formën e puros shokoi të gjithë botën në vitin 2017 kur NASA dha lajmin se një objekt i tillë ishte kapur në sistemin tonë diellor. Andrews Potter, ish-akademik i Universitetit Mc Gill në Montreal ka shkruar një artikull ku ngre dyshime serioze se kjo masë shkëmborë e quajtur “Oumuamua” mund të ketë qenë një anije aliene .

I konsideruar si objekti i parë i panjohur që arriti të kalojë në sistemin tonë diellor, shkencëtarët  u shprehën në atë kohë se kjo masë shkëmbore bënte lëvizje të dyshimta dhe të çrregullta. Në shkrimin e publikuar së fundmi thuhet se ky objekt ka patur rolin e një “anije drite”  që përdorte diellin si burim energjie. Ose kjo mund të jetë thjesht një rastësi e frikshme ose objekti mund të jetë në fakt një anije kozmike e bërë nga një planet i huaj.

Objekti mund të jetë “një hetim plotësisht operacional i dërguar me dashje në afërsi të Tokës nga një qytetërim i huaj”, shkruajnë studiuesit. “Një mundësi është se ‘Oumuamua” është një objekt drite  që lundron në hapësirën ndëryjore si “mbeturinë” nga një pajisje teknologjike e avancuar’, pohojnë shkencëtarët ./Blitz.al/

Share