Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Asteroidi gjigant i afrohet Tokës

Asteroidi gjigant i afrohet Tokës
April 20
11:00 2017

Një asteroid gjigant i është afruar Tokës në një distancë të afërt.

Sipas NASA-s, asteroidi me përmasat e shkëmbit të Gjibraltarit ka kaluar pranë Tokës ditën e mërkurë në një distancë prej 1.8 kilometrash.

Megjithatë, sipas NASA-s nuk ka pasur asnjë rrezik prekjeje me Tokën.

Një asteroid kaq i madh, me një diametër mbi 400 metra, nuk kalonte kaq pranë nesh që prej vitit 2004. Hera tjetër që kjo do të ndodhë do të jetë minimalisht pas 500 vjetësh.

Trupi qiellor, i pagëzuar si 2014 JO25, u filmua nga teleskopët e Slooh të Institutit të Astrofizikës në Ishujt Kanarie. Astronomët mësuan fillimisht për të ashtuquajturin “Shkëmbi” 3 vite më parë, në maj të vitit 2014, kur ai u vëzhgua nga Catalina Sky Survey në Arizona.

Asteroidi nuk do të shihet dot me sy të lirë, por kureshtarët mund ta shohin atë përmes teleskopëve të thjeshtë për një ose dy net radhazi para se të zhduket. /Blitz.al/

Komento

Shperndaje