Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ashpërsohet ligji për duhanpirësit: Gjoba për konsumin e “shisha” dhe përdorimit të cigares elektronike

Ashpërsohet ligji për duhanpirësit: Gjoba për konsumin e “shisha” dhe përdorimit të cigares elektronike
July 03
17:06 2019

Ditën e sotme, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë një njoftim mjaft të rëndësishëm për të gjithë konsumatorët e cigares duke u shprehur se do të forcohen disa masa administrative  dhe ligji i cigares do të ndryshojë.

Në Kuvend është parashtruar edhe ligji i ri, i cili parashikon limite për nikotinën e cigares ekletronike dhe forcim të masave për marketingun e duhanit.

LigjI parashikon:

Do ndalohet shitja e cigareve me numër të reduktuar dhe do ndalohet konsumi i tyre në ambient publik.
Cigaret elektronike do të ndalohen në ambientet publike.
Ndalohet shitja e cigareve elektronike nën 18 vjeç.

“Synojmë forcimin e kontrollit të duhanit. Forcim të masave administrative për shkeljet.- shkruan ministrja në njoftimin  e saj.

Disa muaj më parë, Manastirliu sqaroi se ashpërsimi i ligjit lidhet me direktivat nga Bashkimi Europian edhe për ato substanca që ligji ekzistues nuk i parashikon.

“Nuk përfundon këtu lufta kundër duhanit, ka qenë një punë voluminoze jo vetëm në kuadër të ngritjes së taskforcës pasi nuk mjafton vetëm kjo masë. Do të ketë ashpërsim të masave për pirjen e duhanit në ambiente publike. Ndryshimet e reja ligjore vijnë në kuadër të direktivave të BE, për ato produkte që ligji ekzistuaes nuk i parashikon. Do të vendosen gjoba edhe për konsumin e “shisha” dhe përdorimit të cigares elektronike  në ambientet e mbyllura. Vijon të jetë problem konsumi i duhanit nga femrat.”-tha ndër të tjera asokohe Manastirliu./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje