Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ashpërsohet Kodi Rrugor, heqje e patentës dhe penalitet i lartë

Ashpërsohet Kodi Rrugor, heqje e patentës dhe penalitet i lartë
August 29
10:44 2016

Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor parashikojnë heqje të lejes së drejtimit nga gjashtë muaj në një vit dhe një penalitet nga 5-15 mijë lekë të reja për ata drejtues mjetesh që nuk vendosin rripin e sigurimit dhe nuk janë të pajisur me ndenjësen e posaçme të fëmijëve.

Pas fushatës së ndërgjegjësimit, pritet që këtë javë të vihet në zbatim penalizimi i drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë ndryshimet e Nenit 170 të Kodit Rrugor. Ndryshimet prekin edhe drejtuesit e motoçikletave me kubik deri në 49 cc që lëvizin pa leje drejtimi.

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha, u shpreh për “Report TV” se kjo mënyrë zbatimi i Kodit Rrugor nuk është e duhura.

“Nuk mund t’i marrësh qytetarit pagën mujore vetëm për rripin e sigurimit. Nuk ka një studim nëse janë vendosur gjobat nga 500-1500 lekë. Nuk mund të rriten gjobat pambarimisht nëse nuk japin efekt”, – ka deklaruar ai.

Ai thekson se ndryshimet e Kodit Rrugor që vihen në zbatim duhet të kryhen mbi bazën e studimeve të mirëpërcaktuara mbi psikologjinë e drejtuesve të mjeteve dhe gjendjes së rrugëve. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje