Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Asgjësohen 37.101 bimë kanabis, 3 të arrestuar

Asgjësohen 37.101 bimë kanabis, 3 të arrestuar
June 29
12:16 2016

Në kuadër të disa operacioneve të ndërmarra kundër kultivimit të bimëve narkotike në veri dhe jug të vendit, Policia e Shtetit ka asgjësuar në total 37.101 rrënjë kanabis.

Konkretisht, janë asgjësuar 1,230 bimë kanabis në vendin e quajtur “Brimëz” të Lezhës; 15,104 bimë kanabis në qarkun e Dibrës ( ndër to 14,134 bimë kanabis në Bulqizë); 3,600 bimë narkotike në Krujë; 13,082 rrënjë bime narkotike në Skrapar dhe 4,085 bimë narkotike në Përmet.

Ndërkaq gjatë kontrollit të ushtruar në Dibër, janë vënë në pranga 3 shtetas: Bashkim Balla, 56 vjeç, banues në Bulqizë, Engjellush Tola, 43 vjeç, banues në Bulqizë; Petrit Kurti, 53 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

 

Komento