Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Asgjësimi i 12.966 kg kanabis në Mat, vijon puna për identifikimin e autorëve, sekuestrohet një kamionçinë

Asgjësimi i 12.966 kg kanabis në Mat, vijon puna për identifikimin e autorëve, sekuestrohet një kamionçinë
September 30
15:28 2016

Nga Anduena Llabani

Në lidhje me informacionin e dhënë me datë 29. 09. 2016, për operacionin policor anticannabis në territorin e rrethit Mat, ku policia për 3 ditë asgjësoi 12.966 bimë narkotike, dhe u sekuestruan 3052 kg bimë gjysëm e tharë në një hangar në fshatin Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat ju informojm se:

Vazhdon puna në mënyrë intensive nga ana e policisë Matit, për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale për të çuar para drejtësisë personat e implikuar në këtë ngjarje.

Në vijim të veprimeve në afërsi të vendit ku u gjet bima narkotike është gjetur një automjet i braktisur tip kamionçinë me targë TR 1344 U.

Ky automjet është sekuestruar nga ana jonë në cilësinë e provës materiale për veprime të mëtejshme. Nga verifikimet paraprake të kryera rezulton se ky automjet i përket Firmës AREKLA SH. P. K.

Nga ana jonë vazhdon puna në mënyrë intensive në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, për të përcaktuar se kush e ka përdorur këtë automjet dhe a ka shërbyer ky automjet në këtë aktivitet kriminal. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje