Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“As në ëndërr nuk i kam parë propozimet që i dhashë PD-së”, Rama flet për takimin e djeshëm

“As në ëndërr nuk i kam parë propozimet që i dhashë PD-së”, Rama flet për takimin e djeshëm
May 04
13:15 2017

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij nga Salla e Hartave, zbuloi të gjitha ofertat që i ka bërë opozitës pas kërkesave të vazhdueshme të kësaj të fundit nga çadra e protestës.

Rama tha se edhe pse në 2009 ai nuk i ka kërkuar asnjë garanci Sali Berishës kryeministër, megjithatë i ka ofruar Lulzim Bashës disa poste në qeveri për të hyrë në zgjedhje.

“Ne kemi pasur zgjedhje në 2009, kur ishim në çadër, po policia nuk ka qenë pjesë e ankesave tona. Saliu dhe Lulzimi, Saliu në radhë të parë se është shahist i vjetër, duhet të kuptojë që ajo që ishte në tavolinë një javë më parë, nuk është më. Kur kishe gur për të ngrënë dhe s’e hëngre, s’ka kohë më ta hash se doje të haje mbretëreshën. Unë i kam bërë një propozim realist, kur isha kryetar opozite, nuk do doja ta shihja si të mundshëm për të na garantuar ne.

I kam propozuar të vëzhgojë në kohë reale në administratë, trupë mësimore, polici dhe burgje. Një zv.kryeministër i propozuar nga PD, por jo anëtar i PD, të vihet në krye të një task force për të garantuar mospërfshirjen në proces në favor të shumicës në të gjithë këto struktura të shtetit. Ky zv/kryeministër bashkë me një përfaqësues nga BE, SHBA dhe OSBE, do të ketë detyrën e monitorimit të plotë të sjelljes së shtetit në fushatë mbi bazën e një rregulloreje të dakordësuar ku do të përcaktohen të gjitha pikat detyruese për qeverinë dhe për agjencitë shtetërore që nuk duhen shkelur, që nga nafta e përdorur në fushatë, që kanë përdorur paratë e shtetit për të bërë xhiro në Shqipëri.

Asnjë  pikë naftë nga taksat e qytetarëve nuk do të shkojë për fushatë. Një zv/ministër i propozuar nga PD, por jo anëtar i PD, si dhe me një përfaqësues të OSBE të drejtojnë monitorimin e policisë në të gjithë Shqipërinë”,- tha Rama. /Blitz.al/

Shperndaje