Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

As ekonomist as jurist, ky është profesioni më i përhapur në Shqipëri

As ekonomist as jurist, ky është profesioni më i përhapur në Shqipëri
January 15
13:09 2019

E keni parasysh se si në çdo lagje të çdo qyteti në vendin tonë, ka një furrë buke, një klinikë dentare dhe një farmaci ( për pak do thoja dhe një lloto por e kuptoni vetë ju). Mesa duket për këtë e ka një shpjegim, të paktën për farmacitë.

Sipas një artikulli të publikuar nga “Monitor” Shqipëria është vërtetë një nga vendet që ka numrin më të lartë të farmacistëve në raport me popullsinë, më specifikisht 86 farmacistë për 100 mijë banorë. 2 më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, që është 84 farmacistë për çdo 100 mijë banorë.

Këto të dhëna janë marrë nga Urdhëri i Farmacistëve dhe INSTAT e më pas janë krahasuar me statistikat e nxjerra nga Eurostat. Shifrat e Urdhërit të Farmacistëve tregojnë se në Shqipëri ka rreth 2458 profesionistë që punojnë në këtë fushë, ndërkohë numërohen rreth 133 ndihmës farmacistë.

Por gjithsesi nga vendet e Bashkimit Europian është Malta ajo që mban rekordin për numrin më të lartë të farmacistëve, e ndjekur nga Belgjika me 122 farmacistë për 100 mijë banorë dhe Italia me 116 për po kaq banorë. Më shumë profesionistë të regjistuar në këtë profesion ka dhe në Francë e Greqi, ndërkohë që gati në të njejtin nivel me ne janë Rumania, Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria dhe Portugalia.

Gjermania dhe Austria kanë më pak farmacistë se Shqipëria, ndërkohë që numrin më të ulet të farmacistëve në Europë e ka Danimarka me 51 farmacistë për 100 mijë banorë dhe Holanda me çuditërisht 21 farmacistë për 100 mijë banorë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje