Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artistët në protestë, hyjnë me forcë brenda godinës së teatrit dhe kanë një kërkesë për ministren Kumbaro

Artistët në protestë, hyjnë me forcë brenda godinës së teatrit dhe kanë një kërkesë për ministren Kumbaro
February 12
14:04 2018

Zhvendosja e Teatrit Kombëtar siç parashikohet në pr/ligjin e kontestar nga artistët mbarë ka sjellë të tjera zhvillime paraditen e sotme. Ata kanë protestuar sërish dhe me shumë vështirësi kanë mundur të hyjnë deri në hollin e Teatrit Kombëtar.

Duke kërkuar transparencë për gjithçka pritet të ndodhë, artistët kërkojnë një takim me ministren Kumbaro.

“I bëjmë thirrje ministres Kumbaro që tu përgjigjet kërkesave tona, të bëhet çdo gjë transparente pasi e-mailet që supuzohet të jenë dërguar, nuk na kanë ardhur”,- thonë artistët.

Përderisa nuk është caktuar ende një datë se kur ministrja Kumbaro do t’i presë, artistët parashtrojnë datën 14 shkurt, të mërkurën në orën 16:00 në ambientet e TK-së dhe presin që Kumbaro të shkojë. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje