Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artan Lame: Nuk kam më frikë nga vdekja

Artan Lame: Nuk kam më frikë nga vdekja
November 02
12:05 2016

Artan Lame ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Kryesisht ai u është përgjigjur pyetjeve lidhur me situatën e legalizimeve dhe problematikën aktuale të tyre.

Por në fund, Lame tregoi edhe për problemet e tij shëndetësore me zemrën, për shkak të të cilave rrezikoi jetën, duke mos qenë i sigurt nëse do të shpëtonte ose jo.

Lame, në rrëfimin e tij, tha se në situata të tilla kur je në prag të vdekjes nuk të bën më përshtypje asgjë. Ai u shpreh i çuditur se si gjithë ata njerëz që janë të pasur dhe vijojnë të pasurohen nuk mendojnë për gjërat më të rëndësishme të jetës.

“Nuk di çfarë ka në anën tjetër sepse nuk fola me Zotin, por mund të them se tashmë nuk kam më frikë nga vdekja. Isha në buzë të saj dhe tani nuk kam më frikë. Kam frikë nga dhembja, sepse mund të vdes në aksident ose nga një sëmundje që vuan, por jo nga vdekja”, – tha ndër të tjera Lame. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje