Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artan Imami rrëfen marrëdhënien me modelen 20 vite më të vogël. Flet edhe për vajzën 3-vjeçare

Artan Imami rrëfen marrëdhënien me modelen 20 vite më të vogël. Flet edhe për vajzën 3-vjeçare
May 30
08:38 2017

Ai është një nga aktorët më të rezervuar sa i përket jetës personale, edhe pse spikat me role të mëdha në teatër me të cilat bën për vete publikun.

Bëhet fjalë për Artan Imamin, i cili prej disa vitesh është në një lidhje me modelen në moshë shumë të re, Florenca Bellova. Tashmë edhe me një vajzë, ai preferon që të mos bëjë publike asnjë foto nga jeta e tyre në çift.

Me gjithë sikletin për të ndarë me publikun jetën private, i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Imami ka pranuar se prej disa vitesh bashkëjeton me partneren e tij, modelen 20 vite më të re, Florenca Bellova, dhe tre vjet më parë është bërë baba i një vajze, Odri Mael.

Imami ka rrëfyer se kjo zgjedhje me dy emra erdhi për shkak se ata nuk ishin akoma të bindur për t’i vendosur një emër, derisa, pas dy muajsh, kur vajza mbeti pa emër, vendosën Odri Mael, pas një kompromisi me Florin për prejardhjen franceze të emrit.

“Ajo më ka bërë të jem më i përgjegjshëm, të mendoj me seriozitet për jetën, për të ardhmen, të jem më i disiplinuar. Është mendimi i parë që më vjen në mendje në mëngjes dhe i fundit në darkë”, – tregon aktori për vajzën e tij pa e fshehur emocionin e babait.

Ndërsa marrëdhënien me partneren e konsideron si një prej më të veçantave që i ka ndodhur në jetë. Pyetjes së zakonshme të Rudinës “ku jeni njohur ju të dy”, Tani refuzon t’i përgjigjet drejtpërdrejt: “Jemi njohur siç njihen të gjithë njerëzit… Ç’rëndësi ka kjo tani?” – vazhdon më tej ai duke mos e fshehur sikletin, por duke shtuar: “Fatmirësisht, nga ajo më ka ardhur një dhuratë e mrekullueshme: vajza jonë…”.

Pyetjes nëse e ka kompleks diferencën prej 20 vitesh me partneren, Imami thonë: “Jo, nëse do ishte e kundërta do ta kisha kompleks, në këto kushte nuk kam arsye”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje