Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artan Hoxha: Nuk ishte vetëvrasje. Prova për ekzekutimin e ish-ushtarakut

Artan Hoxha: Nuk ishte vetëvrasje. Prova për ekzekutimin e ish-ushtarakut
October 15
16:59 2016

Gazetari Artan Hoxha njoftoi se do të zbardhë disa të vërteta të një krimi të shënuar pak ditë më parë. Ai ka udhëtuar në periferi të Tiranës, në fshatrat mes qarkut të Tiranës dhe Elbasanit, për të sjellë fakte për viktimën më të fundit të narkotrafikut që sipas tij është një ish-ushtarak.

“Në skenën e krimit për të sjellë prova dhe fakte për viktimën e fundit të narkotrafikut. Një udhëtim aventure prej 12 orësh në zemër të xhunglës së trafikantëve të kanabisit në zonën malore që kufizon malësinë e Tiranës dhe Malësinë e Elbasanit.”, shprehet ndër të tjera gazetari.

Trupi i pajetë i ish-ushtarakut Besnik Pudja 36 vjeç, u gjet më 7 tetor, në një stan në fshatin Kollogjesh, komuna Shëngjergj, referuar njoftimit të policisë, por gazetari sikundër familjarët e viktimës shprehet për të kundërtën. Sipas babait të Besnikut, i biri nuk e përdorte dorën e majtë çka hedh poshtë mundësinë e vetëvrasjes nisur nga plaga në anën e majtë të ballit.

Prindërit bëjnë të ditur se i biri, i cili dyshohet të jetë vrarë, kishte punuar gjatë verës në arrat me hashash në Kollogjesh. Bëhet me dije se personat që kanë qenë me viktimën, menjëherë pas vrasjes kanë asgjësuar lëndën narkotike në kapanon dhe sendet e tyre.

Ekziston dyshimi se ish-ushtaraku mund të jetë vrarë të enjten dhe krimi është mbajtur i fshehtë deri në fshehjen e lëndës narkotike që ishte tharë dhe djegien e asaj që ishte në process tharjeje.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje