Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artan Hoxha: Faktet që kam, komprometojnë kryeministrin dhe të tjerë

Artan Hoxha: Faktet që kam, komprometojnë kryeministrin dhe të tjerë
September 16
17:17 2016

Gazetari Artan Hoxha, i cili u shoqërua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pas akuzave për nxjerrje të sekreteve shtetërore, rrëfen se u shoqërua për tri orë pasi deklaroi se piloti italian Guido Andrea Gudi pranoi se ndodhej në Shqipëri për të provuar pistën dhe për t’u rikthyer më pas që të trafikonte 200 kg kanabis.

Kjo deklaratë e tij në emisionin “Opinion” ka përbërë “shkelje të ruajtjes së sekretit”, sipas pretendimeve të grupit hetimor. Ai e cilëson absurditet shoqërimin e tij dhe lënien të lirë të pilotit italian.

Më tej, gazetari apelon në “News24” që të mos rrëmohet në telefonin e tij personal, pasi faktet që disponon do të mund të komprometonin kryeministrin Edi Rama dhe të tjerë persona.

“Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtarëve të administratës, kontakte me botën e krimit”,- është shprehur ai. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje