Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artan Fuga: Shkolla, vend higjiene apo pocaqie?

Artan Fuga: Shkolla, vend higjiene apo pocaqie?
January 09
12:35 2017

Filozofi dhe akademiku Artan Fuga shpreh pakënaqësinë e tij me realitetin ku jetojmë dhe zhvillimet e aktualitetit shqiptar përmes rrjetit social Facebook.

Fuga ka komentuar mbi epideminë e gripit së fundmi dhe mbylljen e shkollave, të cilën e cilëson si një turp, duke thënë se nuk ka shifra konkrete për shpërndarjen e gripit.

Ja statusi i tij i plotë:

“Këto ditë që thonë se paska epidemi gripi, ndonëse nuk ka asnjë transparencë shifrash, kur shkollat janë mbyllur, vocërrakët janë detyruar të mbyllen në shtëpi, nëpunësit, si të privilegjuar, marrin pushime suplementare të paguara për të ruajtur çiliminjtë në shtëpi, kurse ata që punojnë te privati nuk e kanë këtë të drejtë sepse shteti i trajton si të njerkës, se përse më kujtohen vitet e shkollimit tim fillor dhe tetëvjeçar!

Kishim tmerr kur në shkollë na vinin mjekët dhe infermieret që na vaksinonin.

FALAAAAAS!

Difteriti, lija, tifoja, gripi e kështu me radhë. Na kapnin me zor dhe na çponin, por a kishte Zot t’u ikte atyre nga thonjtë?

Ama askush në shkollë nuk mund t’i jepte gripin tjetrit, as linë, as botkinin.

Shkolla ishte vendi më higjienik dhe steril nga mikrobet në botë. Kurse tani po na del si vend pocaqie.

Ftohtë në shkolla tani? Po, po sigurisht. Por nuk e di se përse më kujtohet që në vitet ’60 dhe ’70 shkollat kishin në çdo klasë soba që me zjarrin bubulak jo vetëm na mblidhnin rreth tyre, por edhe na frymëzonin ëndrrat nga flakët e zjarrit në sobën teneqe që skuqej si prush.

Si është e mundur që diçka që ekzistonte ka tashmë 40 vjet e ca, sot nuk kemi mundësi ta kemi?

Ore, shkojmë nga prapa para ne apo nga prapa shkojmë edhe më prapa.

Ore, si nuk kemi turp mo?

Turp mo turp!”- përfundon statusi i tij.   /Blitz.al/

Shperndaje