Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsyeja që Arta Dade u largua nga PS-ja, paska qenë vetë Edi Rama

Arsyeja që Arta Dade u largua nga PS-ja, paska qenë vetë Edi Rama
January 30
12:19 2019

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço ,ka folur ashpër pas largimti nga PS-ja dhe  tha se mundësitë e Edi Ramës për drejtimin e vendit janë tejet të kufizuara.

Ajo ka hedhur akuza të tjera në drejtim të kryeminstrit  duke u shprehur se:

Me zotin Rama edhe kur isha në PS, si anëtare e Kryesisë kam patur vështirësi të jashtëzakonshme për të punuar me të. Dhe fakti që unë refuzova të jem pjesë e Kryesisë ishte se s’kam qenë dakord me mënyrën se si ai e drejton partinë edhe sot. Nuk jam dakord edhe me atë që i dërgoi të vetëshpallurit president të Venezuelës në emër të popullit shqiptar sepse këtë detyrë e ka presidenti.

Kjo tregon se mendësitë e Ramës për drejtimin e vendit janë tejet të kufizuara. Ministria e Jashtme është çështja më serioze, përfaqëson vendin në marrëdhënie me jashtë. Ka pasur artistë që kur hyjnë në politikë flasin si politikanë”.

Komento
Shperndaje