Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ARRSH: Tuneli i Krrabës do të mbyllet gjatë mbrëmjes së të martës

ARRSH: Tuneli i Krrabës do të mbyllet gjatë mbrëmjes së të martës
April 04
09:53 2016

Në një njoftim për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar për bllokimin e qarkullimit në tunelin e Krrabës. Drejtuesit e mjeteve informohen se përgjatë orarit 19:30-21:30, në datën 05.04.2016, tuneli i Krrabës, rruga Tiranë-Elbasan, do të qëndrojë e mbyllur.

“Arsyeja e mbylljes për 2 orë është në kuadër të projektit ECOROADS (Effective and Coordinated Road Infrastructure Safety Operation), ku ekspertë të SEETO-s (South East Europe Transport Observatory) do të kryejnë një inspektim në të dy tunelet, për të kontrolluar gjendjen e sigurisë”,- thuhet ndër të tjera në njoftimin e ARRSH-së.

Më tej, Autoriteti Rrugor u bën me dije drejtuesve të mjeteve se kalimi do të kryhet nga aksi i vjetër rrugor Tiranë-Elbasan.

Etiketimet
Shperndaje