Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrin në OKB flaka olimpike, vihet në fokus krijimi i skuadrës së refugjatëve

Arrin në OKB flaka olimpike, vihet në fokus krijimi i skuadrës së refugjatëve
May 01
14:02 2016

Në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, ka mbërritur flaka opimpike që do të niset më pas për Rio de Zhaneiro. Flaka u ndez në Greqi javën e kaluar dhe u dërgua në Zvicër duke u pritur nga një vajzë braziliane e cila kishte jetuar 11 vite në Gjenevë e cila dërgoi pishtarin për në zyrat e OKB-së.

Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm I OKB-së, Ban Ki-moon, pasi bëri falenderimet e rastit dhe urimet për ardhjen e flakës, u shpreh se ndryshe nga herët e tjera, për herë të parë në histori, disa atletë të talentuar por që janë detyruar të kthehen në refugjatë duke lënë shtëpitë e tyre, kanë shanse të arrijnë drejt medaljes së arit sepse ata do të kenë një skuadër të tyren përfaqësuese.

“Refugjatët duan shtëpi, jo tenda. Ata duan një flamur që valvitet për ta. Dhe ata meritojnë një botë që ju jep atyre më shumë sesa ndihma, ata meritojnë një botë që është në paqe!” – ka thënë ndër të tjera Ban Ki-moon. Deri më tani, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka zgjedhur 43 refugjatë për ekpin e refugjatëve që pritet të ketë në fazën përfundimtare të seleksionimit 10 atletë.

Flaka Olimpike do të arrijë në Brazil të martën dhe ku më pas do të vazhdojë një udhëtim 95 ditor deri në hapjen e Lojrave Olimpike më 5 gusht në Rio de Zhaniero.

 

Komento
Shperndaje