Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrihet marrëveshja për Teatrin Kombëtar, Veliaj: “Nisim negociatat për ndërtimin e teatrit të ri”

Arrihet marrëveshja për Teatrin Kombëtar, Veliaj: “Nisim negociatat për ndërtimin e teatrit të ri”
June 27
12:11 2018

Përmes një postimi në Facebook, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me artistët për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar duke i dhënë fund maratonës së mosmarrëveshjeve për këtë çështje.

Veliaj ka postuar një foto me aktorët Arben Derhemi, Alfred Trebica dhe regjisorin Altin Basha, të cilët kanë qenë skeptikë për ndërtimin e një Teatri te ri Kombëtar. Kryebashkiaku thotë se kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje.

Ndërkohë pas këtij lajmi nga Veliaj, gjatë një prononcimi për News24, aktori Arben Derhemi ka thënë se artistët janë në negociata gjatë gjithë kohës për këtë çështje dhe ka ende disa pika që nuk janë dakord.

“Jemi në negociata gjatë gjithë kohës, pasi ka ende disa pika ku nuk jemi dakord. Ne kërkuam që të bëhet konkurs për godinën e re të teatrit. Territori i teatrit është një pikë që nuk negociohet”- tha Derhemi.

 

 

Komento
Shperndaje